AA
Aleanca për Shqiptarët ka propozuar një pakt të ri politik, i cili sipas tyre synon të ndërtojë një marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve mbi bazën e barazisë reale, respektit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik, shkruan Flaka Media.
Thelbi i këtij pakti përfshin pesë pika kryesore:
1. Barazia reale – Shqiptarët dhe maqedonasit të trajtohen njësoj në të gjitha institucionet dhe nivelet vendimmarrëse.
2. Respekt i ndërsjellë – Të garantohet respekti reciprok për kulturën, gjuhën dhe traditat e të dy komuniteteve.
3. Partneritet strategjik – Bashkëpunim i qëndrueshëm për zhvillim të shtetit dhe integrim europian.
4. Fuqizimi i komunave dhe zhvillimi ekonomik vendor – Përmes decentralizimit real dhe mbështetjes së rinisë, familjeve dhe bizneseve vendore.
5. Pjesëmarrje aktive qytetare dhe lidhje me diasporën – Angazhimi i qytetarëve në vendimmarrje dhe bashkëpunimi me diasporën si pasuri kombëtare dhe ekonomike.
Sipas ASH-së, ky pakt synon të krijojë një shtet modern, europian dhe stabil, ku shqiptarët dhe maqedonasit bashkëpunojnë në mënyrë të ndershme dhe të barabartë.
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi sonte në emisionin “Studio e Natës” se projekti për Transportin e Shpejtë
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi i gjykatësit të Gjykatës së Apelit,