
EURO 2024, sot kompletohet gjysmëfinalja e dytë
Pasi dje Spanja dhe Franca caktuan një duel në gjysmëfinale me fitore ndaj Gjermanisë dhe Portugalisë, sot do të zbulojmë se cilat do të jenë dy skuadrat në anën tjetër të shortit.
Anglia dhe Zvicra do të takohen në Dyseldorf nga ora 18:00. Edhe pse kaluan nga “syri i gjilpërës” në çerekfinale, anglezët janë favoritët në ndeshjen e sotme. Skuadra e Geret Sauthgejtit nuk po shkëlqen në këtë “Euro 2024” dhe të gjithë tifozët e tyre shpresojnë që makineritë më në fund të “funksionojnë” dhe ndeshjet më të mira të Xhud Bellingam, Hari Kejn, Bukajo Saka dhe Fil Foden të fillojnë të shfaqen në fund të turneun. Në ndeshjen e sotme, Sauthgejt nuk mund të llogarisë në të suspenduarin Marko Guehi.
Zviceranët mposhtën në mënyrë rutinore në fazën e 1/8-të, kampionen aktuale Italinë dhe shumë ekspertë i shohin si një “kalë të errët” të vërtetë të Euro 2024, ndaj nuk ka dyshim se na pret një top ndeshje. Gjyqtari kryesor i ndeshjes është italiani Daniele Orsato.
Gjysmëfinalisten e fundit të Euro 2024 do ta zbulojmë pas duelit në Berlin në orën 21:00 kur takohen Holanda dhe Turqia. Holanda justifikoi rolin e favoritit në fazën e 1/8-tës kundër Rumanisë dhe shkëlqeu me fitoren 3-0. Holandezët po luajnë në mënyrë tërheqëse, së bashku me Spanjën dhe Gjermaninë ndoshta më të bukurat në kampionat dhe të gjithë ekspertët i shohin tashmë në gjysmëfinale.
Punën e tyre ua lehtësoi edhe UEFA-ja, e cila pezulloi me dy ndeshje mbrojtësin turk Merih Demiral, i cili ishte përgjegjës më i madh për eliminimin e Austrisë në fazën e 1/8 me dy gola, por pas golit të dytë festa e tij bëri që ai të dënohet.
Demiral nuk do të komandojë mbrojtjen e Turqisë dhe me të trajneri Vinçenzo Montella nuk do të mund të llogarisë në mesfushorët e rëndësishëm Ismail Juksek dhe Orkun Kokçu për shkak të dy kartonëve, dhe kalimi i Turqisë në gjysmëfinale do të ishte një sensacion vërtet i madh.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes është francezi Klement Turpin.