AA
Anglia, fituesja e vitit 2022, bëri përsëri një fitore të madhe me penallti ndaj Spanjës këtë të diel në St. Jakob Park në Bazel, duke u rikonfirmuar si kampione e Europës.
Një vit pasi skuadra e Gareth Southgate humbi në Gjermani, femrat e Sarina Wiegmann u hakmorën për homologët e tyre meshkuj duke mposhtur La Roja në finale (1-1, 3-1 në penallti).
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1, me Spanjën që mori epërsinë në minutën e 25-të me anë të Mariona Caldentey, por Anglia arriti përsëri të rikthehej me një gol në pjesën e dytë nga Alessia Russo.
Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas dy periudhave të kohës shtesë, dhe ndeshja u vendos me penallti. Anglia kështu doli fituese, ndërsa Spanja nuk arriti të tregohej e saktë nga penalltia, duke humbur tre nga katër përpjekjet e saj.
Anglia fitoi kështu Kampionatin Europian për femra për herë të dytë radhazi, një sukses i arritur më parë vetëm nga Gjermania.
Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes
Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të
Gjashtë raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor janë regjistruar në vend brenda një dite, duke e çuar numrin