Euroliga, në krye të renditjes janë 5 ekipe me nga 3 fitore e një humbje
Janë zhvilluar takimet e raundit të katërt të Euroligës në basketboll per meshkuj. Një sezon që duket më i fortë se kurrë, teksa pas katër javësh të gjitha skuadrat kanë të paktën nga një humbje.
Edhe Crvena Zvezda ka pësuar humbjen e parë, pasi u mund 98-94 në Beograd nga Barcelona. Tashmë në krye të renditjes ndodhen pesë ekipe me nga tri fitore e një humbje.
Përvec dy skuadrave të mësipërme, në krye janë edhe Monako, Zhalgiris Kaunas e Fenerbahçe. Skuadra e vetme pa asnjë fitore deri më tani në Euroligë është Virtus Bolonja, që mbyll renditjen.
Euroliga -Raundi i katërt
Alba Berlin – Fenerbahçe, 71-78
Makabi Tel Aviv – Partizan Beograd, 79-91
Armani Milano – Zhalgiris Kaunas, 82-85
Real Madrid – Panatinaikos, 90-86
Bajern Munih – Paris Basketball, 109-107
Monako – Virtus Bolonja, 101-85
Anadolu Efes – Olympiakos, 91-89
Crvena Zvezda – Barcelona, 94-98
Villerban – Baskonia Gasteiz, 76-69