
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu konfirmon lidhjen e re me gazetarin shqiptar
AA
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu dhe moderatori i “Shqiptarqe Krejt” Arlind Kahrimani kanë konfirmuar lidhjen e tyre.
Ata bënë bujë duke e konfirmuar romancën e tyre përmes një interviste së bashku në emisionin e vetë Kahrimanit.
“A po i tregojmë publikut se ne të dy jemi në lidhje apo nuk po i tregojmë?”, iu drejtua ai Vesës gjatë bashkëbisedimit të tyre.
“Hajt po i tregojmë se përnime u bë boll. Më kanë bë bashkë me 100 njerëz, qe e vërteta”, u përgjigj ish-banorja e BBVK-s.
“Unë të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, ishte dedikimi që i bëri ai Vesës gjatë intervistës duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.
Arlindi më pas potencoi se pikërisht tani vendosën që ta ndajnë lajmin me të gjithë.
Sipas Vesës, përveç dashurisë që kanë për njëri-tjetrin, mbështetja e ndërsjellë i mban të dy bashkë. /Telegrafi/
Këta janë vëllezërit 25 dhe 20 vjeç që
Në foton që shihni më poshtë, janë vëllezërit Laçi Enejd Laçi, 25-vjeç dhe Erildi Laçi 20-vjeç, të cilët humbën jetën
Taravari: Të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravarit, ka deklaruar se të gjithë 173 pacientë që trajtohen brenda dhe jashtë vendit janë në
Të shtëna në Shkup! Një person i plagosur,
Një shkëmbim zjarri në Shkup, në fshatin Moranë, ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas informacioneve të para, një person është