Fanella e re e Barcelonës: Agimi i një epoke të re barazie dhe solidariteti
Barcelona është skuadra më në formë në La Liga, ku ka marrë pesë fitore në pesë ndeshjet e para. Katalunasit kanë tjetër fytyrë me trajnerin gjerman Hansi Flick dhe qëllimi është të rikthehet te trofetë këtë edicion.
Barcelona sapo ka prezantuar edhe kompletin e tretë të fanellave, por kësaj radhe kanë befasuar të gjithë adhuruesit e tyre. Fanellat e reja janë ngjyrë gjelbër, derisa kjo është nuk është hera e parë që kjo ngjyrë do të jetë në fanellat e Barcelonës.
“Kompleti ynë i ri përfaqëson agimin e një epoke të re barazie dhe solidariteti”, ka shkruar Barcelona.