Fansat ulën celularët dhe tentuan të filmojnë pjesët intime, Shakira braktis skenën e mërzitur (Video)
AA
Këngëtarja e famshme, Shakira, është bërë protagoniste e një skene të sikletshme, teksa ishte duke performuar në skenë në Miami.
Një pjesë e fansave po tentonin që të bënin video pjesëve të saj intime, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të yllit të muzikës, dhe më pas solli largimin e saj nga skena.
Siç shihet edhe në videot që janë bërë virale në rrjet, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar “Soltera”.
Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga shikuesit e rreshtit të parë po përpiqeshin të regjistronin me celular se çfarë kishte veshur nën fustan.
Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë refuzuese për t’i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur.
Ndërkohë pas publikimit të këtyre videove, fansat e këngëtares kanë bërë komente në mbrojtje të saj.
“Njerëzit janë të këqij; Kjo është me të vërtetë sjellje zhgënjyese. Artistët meritojnë respekt dhe privatësi, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Është thelbësore të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë; Shakira as nuk mund të shijojë dhe të kërcejë me këngën e saj si? Unë i urrej burrat, ndaloji këta burra nga klubet, është e shpifur se si disa djem mund të bëjnë këtë”, ishin disa nga komentet për rastin e sikletshëm të Shakirës.
Shakira leaves the stage after people were filming under her dress whilst she was dancing to her new single. People are GROSS. pic.twitter.com/AxlBw6yFZL
— FEIM (@FeimM_) September 15, 2024
Prokuroria: Uji u përzie me materie të dëmshme,
Analizat e ujit në Gostivar, zbuluan se uji ka ndotje të lartë bakteriale. Në të janë gjetur 2419.6 bakterie koliforme
Presidentja e Indisë vizitë dyditëshe në Maqedoninë e
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me një ceremoni solemne dhe me nderimet më të larta shtetërore e ushtarake,
Ndotja e ujit në Gostivar, pushteti qendror fajëson
Ndotja e rrjetit të ujësjellësit në Gostivar është një incident serioz i cili drejtpërdrejt e rrezikoi shëndetin e mijëra qytetarëve.