AA
Kandidati i Aleancës për Kombin Ilir (AKI) për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, duke pranuar se ato nuk janë në nivelin e pritjeve.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe mërgatës, Dehari shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që ka marrë ndër vite, duke theksuar nevojën për qetësi dhe mirëkuptim.
“Të dashur qytetarë, shumë të respektuar mërgimtarë. Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju lus për qetësi, durim dhe mirëkuptim”, ka shkruar Dehari.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të japë një prononcim më të detajuar lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe hapat e ardhshëm të subjektit politik që përfaqëson.
Ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave në pikën kufitare të Bogorodicës kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 29 flakonëve
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, u vaksinua sot kundër gripit sezonal në Institutin e Shëndetit Publik, ku apeloi që qytetarët
Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po