AA
Në përmbyllje të edicionit të parë të Festivalit Ballkanik të Teatrove KU’Fest, që u mbajt në Kumanovë nga 1 deri më 5 shtator 2025, juria profesionale ndau çmimet për shfaqjet dhe aktorët më të dalluar të këtij edicioni, përcjell INA.
Çmimi kryesor për shfaqjen më të mirë iu dha veprës “T’rresh a të mos rresh”, në regji të Shkumbin Istrefit, e cila u vlerësua për qasjen regjisoriale, interpretimin e aktorëve dhe për ndikimin emocional tek publiku.
Aktori Vebi Qerimi u nderua me Çmimin e Publikut, si shprehje e vlerësimit dhe duartrokitjeve që mori gjatë performancës së tij në këtë shfaqje.
Suksese të rëndësishme u shënuan edhe nga produksione të tjera pjesëmarrëse. Shfaqja “Kaligula”, në regji të Gjorgji Rizeskit dhe produksion i Teatrit të Kumanovës, fitoi çmimin për regjinë më të mirë, ndërsa aktorja Keti Doncevska Ilik u vlerësua me çmimin për rolin më të mirë dytësor femëror.
Gjithashtu, në kuadër të festivalit u prezantua edhe shfaqja “Pacienti i Dr. Frojdit”, ku aktori Adrian Aziri u shpall Aktori më i Mirë i festivalit, duke u nderuar me çmimin “Sefedin Nuredini”.
KU-Fest shënoi një ngjarje të rëndësishme kulturore për Kumanovën dhe gjithë rajonin, duke sjellë në skenë krijimtari të reja dhe bashkëpunime teatrale ndërmjet artistëve ballkanikë.(INA)
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e