AA
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka rifilluar faqen e saj zyrtare me një pamje të re dhe funksionalitete të avancuara, duke bërë që informacionet zyrtare të jenë tashmë të qasshme edhe në gjuhën shqipe. Ky hap paraqet një zhvillim të rëndësishëm në transparencën dhe komunikimin e FFM-së me të gjithë dashamirët e futbollit në vend dhe më gjerë.
Me këtë risi, federata synon t’i informojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët dhe mediat në gjuhët zyrtare të vendit, duke përmbushur edhe premtimin e presidentit të FFM-së, i cili kishte theksuar se gjuha shqipe do të bëhej pjesë e platformave zyrtare të institucionit.
Në faqen e re, vizitorët do të mund të gjejnë lajme të përditësuara për të gjitha aktivitetet e federatës, informacione për garat vendore dhe ndërkombëtare, njoftime zyrtare, si dhe përmbajtje multimediale nga futbolli vendor. Dizajni modern, i thjeshtuar dhe i lehtë për përdorim u ofron vizitorëve qasje më të shpejtë dhe më efikase në përmbajtjen e kërkuar.
Rifillimi i faqes në gjuhën shqipe është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të komunitetit futbollistik shqiptar me institucionet vendore të futbollit, duke rritur transparencën, përfaqësimin dhe përfshirjen e të gjithë tifozëve. Me këtë nismë, FFM vërteton angazhimin e saj për të qenë më pranë të gjithë qytetarëve dhe për të zhvilluar futbollin si një sport që bashkon, pa dallim gjuhe apo përkatësie. (INA)
kliko linkun KËTU
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave