AA
Në Butel është hapur sot shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN, ku u prezantua edhe ekipi që do të përfaqësojë këtë komunë në zgjedhjet e 19 tetorit.
Bartës i listës është Behar Rexhepi, i cilësuar si një zë i besueshëm dhe i gatshëm për të përfaqësuar qytetarët.
“Shqiptarët në Butel po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. Më 19 tetor, kjo fuqi do të kthehet në fitore,” ka deklaruar zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në fjalën e tij.
Ngjarja u shoqërua me moton: “Buteli me Beharin, Buteli me VLEN!”. (INA)
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e priti në takim veprimtarin nga Kumanova, z. Selami Bajrami, përfaqësues
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se ushtarakët e FSK-së kanë fituar medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol