
Fetai: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet detyrim ligjor
AA
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka zhvilluar sot një takim në Qeveri me delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Ai theksoi se drafti është dërguar për mendim në mënyrë që të garantohet përputhshmëria e tij me Kushtetutën dhe standardet evropiane, duke eliminuar çdo mundësi për padrejtësi, manipulim apo lojëra politike.
“Sot, pas 24 vitesh vonesash dhe keqpërdorimesh, për herë të parë përfaqësimi i drejtë shndërrohet në një detyrim ligjor të qartë dhe të zbatueshëm për çdo institucion shtetëror. Ky është fundi i padrejtësive të trashëguara dhe fillimi i një epoke të re, ku barazia nuk është më frazë politike, por e drejtë e garantuar me ligj”, u shpreh Fetai. (INA)