AA
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se gjyqi për tragjedinë e Koçanit është një provë për të gjithë shoqërinë dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet në mënyrë transparente.
“Kërkoj dhe pres që procesi të zhvillohet hapur, në mënyrë transparente, para të gjithë publikut”, tha Filipçe.
Ai shtoi se prindërit e viktimave meritojnë të dinë të vërtetën dhe duhet të ketë drejtësi.
“Ua kemi borxh këtë prindërve, ua kemi borxh këtë të gjithë qytetarëve, ua kemi borxh këtë të gjithë shoqërisë. Ky është një provë e madhe e pjekurisë në shoqërinë tonë”, tha Filipçe.
Filipçe tha se LSDM do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë për të hetuar çdo detaj të kësaj tragjedie dhe kjo është arsyeja pse grupi parlamentar i LSDM-së kërkoi një Komision Hetimor në Kuvend.
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi kërkon mbylljen urgjente të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe kryerjen e një inspektimi
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë