Fitojnë derbin, trajneri i “çeros” futbollistët me “Iphone 16”
Hajduk Split ka fituar derbin me Dinamo Zagrebin, me rezultat 1-0, duke marrë edhe kryesimin e superligës kroate. Pas kësaj fitore, trajneri i Hajdukut, Xhenaro Gatuso ka shpërblyer futbollistët dhe stafin e tij me nga një “iPhone 16”
Teknikut italian, ky shpërblim do ti kushtojë plotë 40 mijë euro. Sipas mediave kroate, Gatuso kishte në plan ti sjpërblente lojtarët e tij më herët, por rezultatet nuk ishin të mira, derisa pas fitores në derbi vendosi përfundimsht ti blente modelin e ri të “iPhone 16”.
Gatuso ka krijuar një lidhje të shkëlqyer me futbollistët, ku ka sjell edhe harmoni në klub, derisa edhe suksesi ka filluar të del në pah./Indeksonline/