
Fonseka i “dashuruar” te mesfushori belg i kuqezinjëve
Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseka ka folur së fundmi për të ardhmen e Aleksis Salemakes.
Duke folur nga SHBA-të ku ndodhet për fazën parasezonale, ai theksoi se belgu duhet të qëndrojë te Milan.
“Nuk ka dyshim se Salemakers duhet të qëndrojë, për mua. Më pëlqen shumë, ai është një lojtar ekipi që di të bëjë shumë gjëra të ndryshme, që punon shumë në mesfushë”-deklaroi Fonseka.