FOTO/ Atentati në Vlorë, policia jep detaje: Autorët kanë djegur automjetin, zgjerohet perimetri i sigurisë
Policia e Vlorës ka reaguar sërish për vrasjen në Vlorë. Autoritetet njoftojnë se autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar.
Ndërkohë theksohet se është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Viktimë e atentatit mbeti 22-vjeçari, Gëzim Sinomati.
REAGIMI I PLOTË:
Vlorë/Informacion shtesë
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gezim Sinomati.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.
Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.
/abcnews.al/