Fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut/ Ishte nisur për koncert në Korçë, por përfundoi maleve në zbor
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ishte shkëputur nga jeta e saj artistike për vite me radhë.
Në rrjet qarkullon një foto e rrallë e saj, dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist në kulmin e karrierës, ku ishte thirrur në zbor.
Deklarata e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…
Elton Ilirjani flet për gjendjen e Parashqevi Simakut: Djali nuk do që ta takojë
Klodiana Lala: Hetimet për Parashqevi Simakun, të fillojnë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit
Ky është djali i këngëtares Parashqevi Simakut (FOTO)
Kolegia e saj Rita Ndoci tregon se bashkë me Parashqevinë, ishin të ftuara në një koncert në Korçë, por detyroheshin të shkonin edhe në zbor.
“Tek fotoja lart Parashqevia dhe unë kemi qenë të ftuara për koncert në Korçë, në pallatin e sportit. Fotoja në zbor me Parashqevinë, Emën, Albana Micin, Mim Marjanaku dhe vajza të tjera tregon se ne kemi qenë në zbor si të tjerët, pasi ishte njëri nga tre komponentet mësim, punë, kalitje. Të mos bëjë zborin ngelje në klasë.
Pjesëmarrja në zbor ka qenë detyrim. Privilegje lehtësira kemi pas shumë si Parashqevia dhe unë. Unë nganjëherë nuk vishja xhaketën e zborit sepse ishte shumë vapë. Unë nuk kam mbajtur kurrë pushkë, e ngarkesa të tjera, nuk kam marrë pjesë në stërvitjet që bënim. Bëja gallatë sa kam mundur pasi me trajtonin si kolege profesorët dhe zyshat, pasi isha e famshme me artin tim. Në darkë Parashqevia dhe unë bënim koncert, këndonim, unë bëja humor”-tregon Rita Ndoci.

Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë
Duke hapur që raporti në mes të kryetarit të Prishtinës, përparim Rama dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk është
BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli
Institucionet e Kosovës kanë vazhduar me prishjen e objekteve në zonën e Ujmanit në Veri të vendit, pavarësisht thirrjes së
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë
Një fëmijë është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë,