Fronti Evropian nis inicijativën për ndryshime kushtetuese – thirrje për nënshkrim nga të gjithë deputetët
Fronti Europian ka njoftuar nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Deputeti Blerim Bexheti deklaroi se nga sot çdo deputet ka mundësinë të përcaktohet qartë nëse është për zhbllokimin e procesit apo për bllokimin e rrugës evropiane të vendit. Sipas tij, iniciativa bazohet në nenin 130 të Kushtetutës, i cili parasheh se propozimi për ndryshime kushtetuese mund të paraqitet nga të paktën 30 deputetë. Bexheti u bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend, si nga shumica parlamentare ashtu edhe nga opozita, përfshirë edhe deputetët e Aleancës për Shqiptarët, deputetët e pavarur dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, që ta mbështesin këtë nismë. Ai theksoi se veçanërisht pret mbështetje nga deputetët e VLEN-it dhe nga të gjithë ata që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, duke nënshkruar iniciativën për ndryshimet kushtetuese.
“Kjo është një çështje që tejkalon interesat partiake, kjo është një çështje që tejkalon kalkulimet koalicionuese dhe kjo është një çështje thelbësore e orientimin strategjikë të shtetit. Maqedonia e Veriut ka humbur dy vite në bllokim të plotë procesit eurointegrues, për dy vite nuk është bërë asnji hap përpara, prandaj sot është momenti përhapin kyç, që të zhbllokojë procesin dhe të mundësojë vazhdimin real të negociatave në BE”, ka deklaruar Blerim Bexheti, deputet i Frontit Evropian.