Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Fruthi po rikthehet si shqetësim, simptomat e para mund të ngatërrohen me ftohjen
Maqedoni

Fruthi po rikthehet si shqetësim, simptomat e para mund të ngatërrohen me ftohjen

November 5, 2026

AA

Fruthi, i njohur ndryshe si morbili, është një nga sëmundjet virale më ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobësuar. Sëmundja zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me ftohjen, prandaj në fazën fillestare mund të jetë e vështirë të identifikohet.

Simptomat e para zakonisht shfaqen 7 deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Fillimi i sëmundjes shoqërohet kryesisht me temperaturë të lartë, e cila mund të arrijë edhe mbi 40 gradë, kollë të thatë, rrjedhje të hundëve, teshtitje, si dhe skuqje dhe lotim të syve.

Një nga shenjat karakteristike të hershme janë të ashtuquajturat njolla të Koplikut – pika të vogla të bardha që shfaqen në pjesën e brendshme të faqeve, në gojë, zakonisht dy deri në tri ditë pas fillimit të simptomave.

Skuqja në lëkurë shfaqet disa ditë më vonë

Pas simptomave fillestare, zakonisht pas tri deri në pesë ditësh, shfaqet skuqja karakteristike në lëkurë. Ajo zakonisht fillon në fytyrë, më së shpeshti përgjatë vijës së flokëve, dhe më pas përhapet gradualisht në qafë, trup, duar dhe këmbë.

Me shfaqjen e skuqjes, temperatura mund të rritet edhe më shumë. Skuqja zakonisht zgjat disa ditë dhe më pas largohet gradualisht.

Çfarë komplikimesh mund të shkaktojë fruthi?

Edhe pse te disa pacientë sëmundja kalon pa pasoja të rënda, fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze. Ndër më të shpeshtat janë infeksionet e veshit të mesëm dhe diarreja, e cila mund të çojë në dehidratim.

Në rastet më të rënda mund të shfaqen:

Pneumonia, përkatësisht inflamacioni i mushkërive;

Encefaliti – inflamacioni i trurit, i cili mund të shkaktojë pasoja të përhershme neurologjike;

Dehidratimi i rëndë si pasojë e diarresë;

Çrregullime të shikimit, madje edhe verbëri;

Probleme serioze me frymëmarrjen.

Fruthi mund të dobësojë përkohësisht edhe sistemin imunitar, duke e bërë organizmin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tjera edhe pas kalimit të sëmundjes.

Rrezikun më të madh për komplikime të rënda e kanë fëmijët nën moshën pesëvjeçare, personat mbi 30 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobësuar.

Pesë raste të konfirmuara në Maqedoninë e Veriut, vaksinimi vetëm 62 për qind

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar pesë raste të konfirmuara të fruthit, ndërsa institucionet kompetente paralajmërojnë për rrezik real të përhapjes së infeksionit për shkak të mbulimit të ulët me vaksinim.

Sipas informacioneve të fundit të publikuara më 4 nëntor, në mesin e të prekurve janë tre fëmijë të vegjël, një burrë 45-vjeçar dhe një person nga Kosova.

Veçanërisht shqetësues është fakti se mbulimi me vaksinën MRP (kundër fruthit, rubeolës dhe shytave) arrin vetëm 62 për qind, dukshëm nën nivelin prej 95 për qind, i cili rekomandohet për krijimin e imunitetit kolektiv dhe mbrojtjen e popullatës nga përhapja e sëmundjes.

Për këtë arsye, vaksinimi mbetet masa kryesore për parandalimin e fruthit dhe kufizimin e përhapjes së tij./INA/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.