Fshihet nga Youtube kënga e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës
Këngëtarja Elvana Gjata është ankuar për probleme me këngën e saj të re konkurruese në “Fest63”.
Kënga me motive latine, e titulluar “Karnaval” duket se po has në probleme teknike teksa është ngarkuar në kanalin Youtube të Radio Televizionit Shqiptar.
Nuk dihet se çfarë konkretisht, disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.
Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri… nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”.
Kënga e publikuar tre ditë më parë, numëron rreth 170 mijë dëgjime. Ndoshta Elvana ka patur pritshmëri më të larta, ose ndoshta vërtet problemet e raportuara kanë ndikuar në numrin e ulët të klikimeve.
Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i
Organizatorja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshi i madh për liri, që pritet
Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë zhvilluar një
Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së
Stojano Radiçevski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme