AA
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral Metin Tokel.
Fillimisht, Gjeneral Jashari e uroi Gjeneralin Tokel për emërimin e tij në pozitën Komandantit të Forcave Tokësore, dhe gjithashtu falënderoi për vizitën në Republikën e Kosovës.
“Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me theks të veçantë trajnimet dhe aktivitetet të cilat kanë pasur një rol të veçantë në zhvillimin dhe ngritjen e Forcës, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Nga ana e tij, Gjenerali Tokel rikonfirmoi përkushtimin e tij por edhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lartë zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.
Në përfundim, të dy gjeneralët u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të avancimit të ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona.
Organizatori i studentëve nga Shqipëria, të cilët mbështetën protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Dasho Veizaj, ka ngritur
Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave
Maqedonia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare sipas sistemit One Stop. Marrëveshja mes ministrit të