AA
Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.” Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.
Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.”, thuhet në njoftimin e FSK. (INA)
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave