
Fustal “Forca”, gati për sfidat e Ligës së Kampionëve
Futsal “Forca” pas përgatitjeve disa ditore, beson se është gati për të zhvilluar sfidat eliminatore në Ligën e Kampionëve. Skuadra kampione në futsal në Maqedoni, do takohet me skuadrat evropiane si “Blu Mexhik” nga Irelanda, “Renxhersi” nga Andora dhe skuadra malazeze e Titogradit.
Gazmend Husejini, trajner i Futsal “Forca”
“Jemi maksimalisht të përgatitur. Kam cekur ehde më herët se gjithë ekipi jemi me një përvojë jashtëzkonisht të madhe në garat ndërkombëtare. Jemi përgatitur fizikisht , poashtu edhe psiqikisht dhe kundërshtarin e kemi analizuar mjaft mirë dhe gjasat janë të shumta ta kalojmë këtë fazë.
Taulant Ismaili, kapiteni i Futsal “Forca”
Kemi plot 35 ditë të përgatitjeve. Kemi përvojë dhe jemi të motivuar. Atmosfera në klub është tejet shumë e mirë dhe gjasat janë të shumta që të kalojmë grupin.
Dragan Petroviç, futbollist i Futsal “Forca”
“Jemi shumë të motivuar që të kalojmë në fazën tjetër, që do të ishte një hap para për një klub si ne, i cili për herë të parë merr pjesë këtë fazë të garave në Ligën e Kampionëve. SHpersojëm të arrijmë një rezultat të mirë. Sa më shumë gola dhe fitore në tre ndeshjet.
Takimin e parë skuadra nga Kumanova, do të zhvillojë më 21 gusht, ndaj skuadrës irlandeze të Blu Mexhikut, para se të përballet me Renxhersin e Andorës, një ditë më vonë. Ndërkohë më 24 gusht, Futsal Forca do të takohet me Titogradin e Malit të Zi. Të gjitha përballjet do të zhvillohen në palestrën sportive “Boris Trajkovski”.