AA
Një situatë e tensionuar po zhvillohet brenda radhëve të Club Brugge, ku mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, ka shpërthyer ndaj drejtuesve të klubit belg, duke deklaruar se nuk dëshiron më të luajë për ta.
Sipas të përditshmes belge “Nieuwsblad”, 21-vjeçari u ka bërë të ditur zyrtarëve të Brugge vendimin e tij të qartë dhe të prerë:
“Nuk luaj më këtu”.
Shkak për këtë reagim të ashpër të Jasharit është bërë refuzimi nga ana e Club Brugge i një oferte zyrtare nga AC Milan, e cila kapte vlerën e 33.5 milionë eurove plus bonuse.
Milan, që po ndërton një projekt të ri për sezonin e ardhshëm dhe e sheh Jasharin si një shtyllë të mesfushës, ka qenë klubi i vetëm që ka shfaqur interes të sinqertë dhe të qëndrueshëm për përfaqësuesin e Zvicrës.
Megjithatë, Club Brugge ka refuzuar këtë ofertë dhe po tenton ta shesë lojtarin në Premier League, ku disa klube angleze janë të gatshme të ofrojnë deri në 40 milionë euro – por pa pëlqimin e vetë futbollistit.
Ai e sheh Serie A dhe AC Milan si hapin ideal për zhvillimin e tij si futbollist, veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseca, i cili duket se e ka vlerësuar maksimalisht potencialin e tij.
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,