Gashi-Kos: Konfirmohet progresi në reformat kryesore
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, realizoi takim
me komisioneren për Zgjerim, znj. Marta Kos, e cila ndodhet për vizitë njëditore në vend. Në
takim morën pjesë edhe deputetet Eli Panova, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Rina
Ajdari, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Në takim u bisedua mbi progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin
Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e Agjendës së Reformave.
Kryetari Gashi shprehu
mirënjohje për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke e
vlerësuar si instrument të rëndësishëm për mbështetjen e reformave, që do të kontribuojë
në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik dhe social të të gjithë rajonit.
Gjatë takimit u konfirmua progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e
reformave kryesore, në bazë të të cilave vendit iu miratuan 142,1 milionë euro në kuadër të
Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
U theksua gjithashtu rëndësia e dialogut politik konstruktiv dhe sigurimi i mbështetjes
së gjerë ndërpartiake për zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Bashkëbiseduesit e vlerësuan vizitën e eurokomisioneres për Zgjerim si konfirmim i fortë i
mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe inkurajim shtesë për vazhdimin e procesit të
reformave dhe zbatimin e reformave kryesore.