
Gasperini: Lokmani është nga ekzekutuesit më të këqij të penalltive
Atalanta është eliminuar në Liga e Kampionëve nga Klub Brizh. Dhe pas këtij eliminimi duket se një moment në veçanti e nervozoi trajnerin Xhan Piero Gasperini.
Bëhet fjalë për penalltinë e humbur të Ademola Lookman, e cila u prit nga Simon Minjole.
“Ademola Lokman është një nga gjuajtësit më të këqij të penalltive që kam parë ndonjëherë. Ai donte të ekzekutonte penalltinë pasi shënoi një gol, ai e mori topin pavarësisht se Retegui dhe De Keteleare ishin në dispozicion për ta ekzekutuar. Nuk më pëlqeu ajo që bëri Lokman”, u shpreh Gasperini.
Ndeshja mes Atalantës dhe Klub Brizhit u mbyll me rezultat 1-3, me Ardon Jasharin i cili u shpall lojtar i ndeshjes./IndeksOnline/