AA
Analisti serb Branislav Krstiç ka kritikuar ashpër Listën Serbe, duke e quajtur atë një organizatë kriminale të regjistruar si parti politike në Kosovë.
Në një deklaratë për GazetaBlic, ai tha se kjo parti nuk përfaqëson asnjë komunitet dhe as interesat e votuesve të saj.
Sipas tij, një subjekt politik që nuk i shërben askujt në Kosovë nuk ka vend në jetën institucionale të vendit.
“Një subjekt politik që nuk përfaqëson interesat e asnjë komuniteti në Kosovë, as interesat e votuesve të tij, duhet të zhduket nga skena politike e Kosovës. Lista Serbe është një organizatë kriminale e regjistruar në Kosovë si parti politike. Ata përfaqësojnë ekskluzivisht interesat e tyre dhe të Kabinetit të Presidentit të Serbisë. Lista Serbe është gangrenë në trupin politik të Kosovës dhe sipas rregullores është shumë e nevojshme të hiqet”, tha Krstiç.(INA)
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministria e Arsimit
Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë,
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se komuniteti turk gëzon mbështetjen e tij të plotë dhe i inkurajoi