Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Geer: RMV-ja duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së
Maqedoni

Geer: RMV-ja duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së

June 11, 2024

AA

“Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në zbatimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen”.

Këtë e tha ambasadori i BE-së në vend David Geer. Në fjalimin në Forumin e 7-të për energjetikë (FEM), Geer theksoi se prodhimi në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe varet nga importi i lëndëve djegëse fosile – gazi, qymyri, derivatet e naftës të cilat janë subjekt i luhatjeve të çmimeve, si dhe ndërprerjeve të mundshme rreth furnizimit.

Sipas tij, kriza ka treguar se është mirë të kemi një treg energjetik funksional, i cili do të ofrojë shërbime cilësore, siguri në furnizim, por edhe çmime të kapshme dhe kjo do të thotë se duhet të investuar shumë. Geer tha se tranzicioni i gjelbër kërkon zgjidhje të zgjuara.

Procesi, tha ai, nuk është as i lehtë dhe as i shpejtë dhe është shumë e rëndësishme që kalimi nga lëndët djegëse fosile në energjinë e gjelbër të ndodhë në mënyrë të drejtë. Ai theksoi se të gjithë ata që punojnë në sektorin e energjetikës do të duhet të kalojnë trajnime të reja dhe të zotërojnë aftësi të reja.

“Gjithçka që përmenda tani duhet të përfshihet në listën e gjatë të punëve që duhen përmbushur. Duke parë përpara, ne duhet të avancojmë mundësitë ekzistuese. Maqedonia e Veriut ka shumë resurse natyrore, erë, ujë, diell dhe ka një potencial të madh për t’i ushqyer këto burime të rinovueshme. Është i nevojshëm një koordinim efektiv mes institucioneve dhe të gjithë aktorëve përkatës, të mbështetur nga resurset njerëzore dhe financiare. E di që kjo do të jetë një sfidë e madhe për qeverinë e re. Do të jetë shumë e rëndësishme që legjislacioni nacional të harmonizohet urgjentisht me standardet më të reja të BE-së dhe legjislacionin evropian për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, për të ecur në hap me trendët e zhvillimit të BE-së”, tha Geer.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Peci: Projekti i radhës është pajisja e objekteve kolektive me

November 20, 2026
Maqedoni

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3%

November 20, 2026
Maqedoni

Dauti: Parandalohet tentativa për mashtrim, Dogana bllokon dhe asgjëson 2.8

November 20, 2026
Maqedoni

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do

November 20, 2026
Maqedoni

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë

November 20, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5218
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15566
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Peci: Projekti i radhës është pajisja e objekteve

Qytetarët e Mitrovicës që banojnë në objekte banesore e nuk kanë ashensorë, pritet që së shpejti ta kenë lëvizjen më

Maqedoni

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike

Maqedoni

Dauti: Parandalohet tentativa për mashtrim, Dogana bllokon dhe

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar se nëpunësit doganorë kanë parandaluar një tentativë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.