AA
Deputetja e VV-së , Donika Gërvalla i është drejtuar me një apel grupit parlamentar të VV-së. Ajo iu kërkoi deputetëve të LDK-së që siç tha Gërvalla të mos bëhen bashkë me ata që bllokojnë shtetin.
“Duke pasur pritje goxha të ulëta në raport me PDK-në, AAK-në dhe duke mos pasur asnjë lloj pritje në raport me Listën Serbe, nga kjo foltore më lejoni të ju drejtohem grupit parlamentar të LDK-së, duke i njohur pulsin, duke njohur përkushtimin dhe vullnetin e votuesve të partisë tuaj, më mirë ndoshta se ata që kanë përgjegjësi të larta në partitë e juaja, ju ftoj publikisht që si parti e ardhur nga një tranditë institucionaliste, të mos bëheni bashkë me ata të cilët nuk i respektojnë institucionet e shtetit, bllokojnë buxhetin, pagat dhe procese të rëndësishme dhe të ardhmen e këtij vendi. Ju bëj apel publik sot, meqenëse kjo seancë nuk do të mbyllet sot, të vini në një orë më të vonshme dhe të votoni marrëveshjet ndërkombëtarë. Mos u bëni kontribuues të bllokimit të shtetit, se as nuk ju bën nder juve personalisht dhe as nuk ju bën nder te votuesi juaj”, tha Gërvalla në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga VV-ja.
Propozimi i Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari është racional, deklaroi akademiku Vllado Kambovski sot për „Sloboden Peçat”, pasi studentët shqiptarë
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të SHA “Posta e Maqedonisë”, Jani Makraduli, i cili akuzohet për veprën
*Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!* Qeveria