AA
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj u takua me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel
Nga Beqir SINA/INA – New York
WASHINGTON DC : Zëvendës/kryeministri për politikën ekonomike dhe ministër i zhvillimit ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, është takuar në Uashington me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, dhe ekipin e tij drejtues më 18 korrik 2025.
Gjatë takimit, thuhet se u diskutua për rëndësinë strategjike të Malit të Zi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për domos/doshmërinë e respektimit të ligjit si kusht kyç për tërheqjen e investimeve nga vendet perëndimore dhe SHBA.
Nik Gjeloshaj – konfirmoi takimin përmes një postimi në platformën X, ku shprehu kënaqësinë për diskutimin me Drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dhe ekipin e tij.
“Konfirmova përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Malit të Zi për të qenë një partner i besueshëm”, është shprehur Gjeloshaj pas takimit.
Në një postim tjetër në X nga @mdukaj1 theksohet se Gjeloshaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Qeverisë së Malit të Zi për këto çështje.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush e ftoi Zëvendës/kryeministrin për politikën ekonomike dhe ministër i zhvillimit ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, në Washington dhe përse u takua me me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, dhe ekipin e tij drejtues më 18 korrik 2025, për të “diskutuar” për politikën ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të Malit të Zi.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut