AA
Në raportin më të fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin, “2024 Communication on EU Enlargement Policy”, Bashkimi Evropian ka vendosur një pasqyrë të qartë dhe të pakompromis për Maqedoninë e Veriut: pa ndryshime kushtetuese dhe pa reforma të thella në drejtësi, nuk ka avancim në procesin e anëtarësimit.
Raporti thekson se vendi ka mbajtur një përkushtim të qëndrueshëm politik ndaj integrimit evropian dhe ka përmbushur fazën teknike të “screening”-ut në fund të vitit 2023. Megjithatë, progresi drejt hapjes së klasterit të parë të negociatave varet nga zbatimi i reformave kyçe, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
“Nevojitet besim në sistemin e drejtësisë dhe një bilanc i qartë me hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsionin në nivelet më të larta,” thekson raporti.
Një tjetër kusht i pazëvendësueshëm është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e qytetarëve bullgarë, një obligim i marrë nga Shkupi në kuadër të procesit të negociatave. Derisa kjo të realizohet, dera për hapjen e kapitujve mbetet e mbyllur.
Raporti gjithashtu vlerëson angazhimin e plotë të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe përmend rolin pozitiv si kryesues i OSBE-së në vitin 2023. Megjithatë, BE kërkon që marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të zbatohen pa mëdyshje dhe në mirëbesim.
Në përfundim, Komisioni Evropian dërgon një mesazh të qartë: reformat nuk janë më dëshirë, por kusht për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. (INA)
Në disa lokacione, përfshirë edhe fshatin Batincë, policia është në kërkim dhe po zhvillon operacion për arrestimin e një personi
Pas serisë së hetimeve dhe kontrolleve të lidhura me gjyqtarin Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, Prokuroria për
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht me lagështi. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar