Gjendet revolver me plumba në Shkup, privohet nga liria një person
Nëpunës policorë sot arrestuan një person nga rrethina e Shkupit pasi te ai është gjetur një revolver me plumba.
“Sot në orën 12:40, në fshatin Batincë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në SPB Shkup e privuan nga liria F.I. (34) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të tij është gjetur një revolver dhe fishekë për të”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj F.I. do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.
