MPB-ja dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Është tejkaluar problemi i sigurimit shëndetësor të të punësuarve
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor njoftojnë se problemi i sigurimit shëndetësor të të punësuarve në MPB është tejkaluar dhe se ata sërish mund t’i shfrytëzojnë pa pengesa shërbimet shëndetësore.
“Gjatë ditës, të dy institucionet ishin në koordinim të vazhdueshëm dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërmorën aktivitetet e nevojshme për përcaktimin dhe eliminimin e shkaqeve që çuan në ndërprerje të përkohshme të realizimit të të drejtave të sigurimit shëndetësor”, bëhet e ditur në kumtesën e përbashkët.
Pas aktiviteteve të ndërmarra, shtohet në kumtesë, gjendja është normalizuar dhe është mundësuar shfrytëzimi i papenguar i të drejtave të sigurimit shëndetësor për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“MPB-ja dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të vazhdojnë me aktivitete të koordinuara për gjetjen e një zgjidhjeje sistemore, e cila në të ardhmen do të mundësojë funksionimin e papenguar të sigurimit shëndetësor dhe realizimin në kohë të të drejtave të sigurimit shëndetësor për të gjithë të punësuarit”, thuhet në kumtesë.
