Gjiganti gjerman vihet pas Armando Brojës, Çellsi kërkon 40 mln euro
Armando Broja me gjasë pritet të largohet nga Çellsi gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Forma e dobët e tij që nga rikthimi pas lëndimit, ka bërë që “blutë” e Londrës ta mendojnë opsionin e largimit të tij.
Interesimet për sulmuesin nuk mungojnë, teksa janë disa klube në Premier Ligës, që duan ta afrojnë. Mirëpo sipas asaj që raporton “The Mirror”, sulmuesi shqiptarë së fundit është në listën e Bajern Munihut.
Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues i Hari Kejnit dhe Broja shihet si një nga alternativat për majën e sulmit. Për ta lënë të lirë Brojën, Çellsi kërkon të paktën 40 milionë euro.