Karim Benzema ka marrë një vendim për të ardhmen e tij
Në afatin kalimtar të verës, Karim Benzema mori vendimin që të largohej nga gjiganti spanjoll i La Ligës, Real Madrid, për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Ittihad. Sulmuesi francez ishte një nga shumë lojtarët me emra të mëdhenj që la Evropën për kampionatin e Lindjes së Mesme.
Lojtarët që i bashkohen Benzemas në Superligën e Arabisë Saudite përfshijnë Roberto Firmino, N’Golo Kante, Rijad Mahrez, Ajmerik Laporte dhe Marselo Brozoviç.
Javën e kaluar, u raportua se skuadra e Ligës Premier, Man. Junajted po shqyrton një marrëveshje për të nënshkruar me Benzeman në huazim. Përveç Junajtedit, klubet londineze Çellsi dhe Arsenali, si dhe Interi gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për fituesin e “Topit të Artë 2022”. Tani, është raportuar se Benzema ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Benzema pritet të qëndrojë në Arabinë Saudite, pavarësisht thashethemeve të fundit. Është pohuar nga rrethi i lojtarit se 36-vjeçari ndihet mirë dhe do të qëndrojë me “Al Ittihad”.