Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gjorgjievski: Shkupi nuk i harron kurrë viktimat e tërmetit
Maqedoni

Gjorgjievski: Shkupi nuk i harron kurrë viktimat e tërmetit

July 26, 2026

AA

Me rastin e 63-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot vendosi lule para Monumentit të viktimave, duke u bërë homazhe viktimave në tragjedinë e 26 korrikut 1963.

MARKETING


Description of image

Me këtë rast, Gjorgjievski në Fejsbuk porositi se Shkupi ende i kujton viktimat e tërmetit që më 26 korrik 1963, në orën 5:17 të mëngjesit, mori më shumë se një mijë jetë dhe la pas shtëpi të shkatërruara dhe familje të ndara.

“Vetëm për pak sekonda u shuan më shumë se një mijë jetë njerëzish, u shkatërruan shtëpi dhe u ndanë familje. Pas çdo numri, mbeti fëmija i dikujt, prindi, bashkëshorti, miku, e gjithë bota e dikujt. Sot me respekt të thellë, përulemi para kujtimit të viktimave. Dhimbja e tyre është e ngulitur në themelet e qytetit tonë, ndërsa detyrimi për të mos i harruar është i përjetshëm”, theksohet në postim.

Në postim, ai kujton se pas katastrofës, bota i shtriu dorën Shkupit dhe e ndihmoi në rindërtimin e tij, prandaj qyteti u bë simbol i humanizmit dhe solidaritetit botëror.

“Sot është detyra jonë të vazhdojmë aty ku e lanë brezat para nesh – të ruajmë, të përparojmë dhe të ndërtojmë me vizion, përgjegjësi dhe dashuri për çdo pjesë të tij. Të krijojmë një Shkup modern, të sigurt dhe dinjitoz, një qytet që do të respektojë të kaluarën e tij, por do të ndërtojë me guxim të ardhmen e tij. Sepse respekti më i madh për ata që humbëm është të krijojmë një qytet të denjë për kujtimin e tyre dhe për brezat që do të vijnë”, ka thënë kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5264
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.