Goditja e parë e Milanit në merkato, vjen mbrojtësi italian nga Spanja
Mateo Gabia do të jetë përforcimi i parë i Milanit në merkaton e janarit. “Kuqezinjtë” kanë arritur akordin me Viljarealin, për ta rikthyer mbrojtësin para kohe në Milano, duke qenë se marrëveshja e huazimit përfundonte në qershor.
Situata alarmante në mbrojtje, e shkaktuar nga dëmtimet e emrave si Tomori, Tiav dhe Kalulu, kanë ndezur alarmin në prapavijën e kuqezinjve. Pikërisht për këtë arsye është vendosur të kthehet Gabbia, një futbollist 24-vjeçar i rritur te Milani, që njeh mirë “kuqezinjtë”, por edhe Serinë A.
Futbollisti pritet të jetë në dispozicion të Milanit që për ndeshjen e parë të kampionatit në janar, atë ndaj Empolit në datën 7, ndërsa drejtuesit e “kuqezinjve” do të provojnë të afrojnë edhe një tjetër futbollist në prapavijë gjatë merkatos së janarit.