Greqia triumfon në Irlandë, Çekia mund Ukrainën
Anglia, Çekia e Greqia kanë zhvilluar paraqitje fantastike, teksa kanë arritur të sigurojnë rezultate pozitive në sfidat e tyre. Kështu, Republika Çeke rikuperoi veten pas humbjes turpëruese, 4-1 përballë Gjeorgjisë, teksa mundi në “Fortuna Arena”, Ukrainën me rezultatin e ngushtë 3-2, falë dopeitës së Shulcit dhe golit të Tomas Souçekut, ndërsa për djemtë e Rebrov rrjetën e gjetën Vanat e Sudakov.
“Tre Luanët” e Anglisë kanë arritur një fitore pa lodhje në “Uembli”, duke mposht me rezultatin e pastër, 2-0, Finlandën, me “bomberin” Hari Kejn, i cili shënoi një dopietë në ndeshjen e tij të 100-të, me kombëtaren e Anglisw, duke siguruar fitoren e radhës në këtë edicion të Ligws sw Kombeve.
Ndërkaq, “helenët” grek kanë mposht në “Aviva Stadium”, të Dublinit, vendasit irlandezë, me rezultatin minimal, 0-2, me golat, që u shënuan fillimisht nga “ylli” i Panatinaikosit, Fotis Ioanidis, në minutën e 50’-të dhe Kristos Tcoliz, në të 87’-ën.