Guardiola me Man. Sitin synon të kalojë rekordin e Barcelonës
Fitorja 3-1 e Mançester Sitit ndaj Kopenhagenit të mërkurën mbrëma e dërgoi në 30 numrin e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve të pamposhtur në “Etihad Stadium”. Kampionët e Europës e thelluan më tej rekordin e klubeve angleze, ndërsa më parë ai mbahej nga Arsenali me 24 ndeshje pa humbje në shtëpi në Ligën e Kampioneve, vendosur midis shtatorit 2004 dhe prillit 2009.
Tani “qytetarët” mbeten 8 ndeshje larg rekordit të përgjithshëm, të vendosur nga Barcelona midis viteve 2013 dhe 2020. Humbja e fundit e Mançester Sitit në shtëpi në kompeticionin kontinental, erdhi më 19 shtator 2018, kundër klubit francez të Lionit. Që atëherë, ata kanë bërë katër sezone të plota pa humbur në “Etihad”, duke përfshirë ecurinë e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, deri në suksesin në Stamboll.
Nga këto 30 ndeshje, 28 kanë qenë fitore dhe shumë netë të paharrueshme, të tilla si fitoret skuadra që i kanë penguar kampionët që të fitojnë në “Etihad” që nga shtatori 2018, janë Shahtjor Donjecku në fazën e grupeve 2019-20 dhe Sportingu i Lisbonës në raundin e 1/8-ave të sezonit 2021-22. Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës ka 22 ndeshje pa humbje në shtëpi dhe jashtë në Europë.
Ata i kanë fituar gjithashtu 10 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë angleze që arrin këtë shifër. Suksesi i së mërkurës mbrëma siguroi gjithashtu biletën e shtatë radhazi në çerekfinale. Siti do ta mësojë kundërshtarin e kësaj faze në shortin e së premtes (15 mars) ora 12:00.