Guardiola: Të marrim rezultat të mirë ndaj skuadrës me më shumë trofe në Seria A
Pas barazimit 2-2 kundër Kristal Pallacsit në Premier Ligë, Pep Guardiola nuk dëshiron të ndalet te kritikat. Trajneri spanjoll është i përqendruar tërësisht te sfida me bardhezinjtë e Tiago Mota.
“Bashkëpunëtorët e mi kanë filluar ta studiojnë Juventusin dhe, fatmirësisht, nuk luajmë të martën, por të mërkurën. Kjo na jep një ditë më shumë për të rikuperuar lojtarët, sepse nuk kemi të tjerë që mund të rikthehen,” tha në fillim Guardiola.
Spanjolli, në një intervistë për mediat e klubit anglez, ka shtuar më tej lidhur me sfiën ndaj Juventusit.
“Shkojmë në Torino për të luajtur kundër skuadrës më të rëndësishme të Italisë, së bashku me Milanin dhe Interin. Por, në terma të Serie A, Juventusi është ekipi që ka fituar më shumë se të gjithë. Stadiumi i tyre është i bukur, do të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë”.
Për sa iu përket dëmtimeve, Pep sqaroi shkurt.
“Mjekët dhe fizioterapistët tanë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme këtë vit, si asnjëherë më parë, por realiteti është se kemi shumë pak lojtarë për të aplikuar rotacionin në këtë periudhë. Në sezonin kur fituam tripletën, të gjithë ishin të pranishëm dhe të angazhuar. Nuk është fat i keq, kjo është jeta, edhe ndodh. Duhet ta pranojmë, kjo është sfida jonë. Të gjitha skuadrat, jo vetëm Man. Siti, duan t’i kenë të gjithë lojtarët në formë. Ndonjëherë, për fat të keq, kjo nuk ndodh dhe mund të zgjasë për një kohë më të gjatë. Në një mënyrë ose në një tjetër, do të provojmë,” tha në fund trajneri spanjoll.