AA
Gzim Hasani nga Kumanova, CEO i smzh ag, është përzgjedhur në mesin e 20 CEO-ve më të rëndësishëm në Zvicër, në edicionin special të Handelszeitung “20 CEOs. 20 Meinungen. Ein gemeinsames Ziel: Verantwortung übernehmen”.
Në këtë botim prestigjioz janë përfshirë edhe disa nga figurat më të rëndësishme të ekonomisë zvicerane, si: Christoph Aeschlimann, CEO i Swisscom, Urs Baumann, CEO i Zürcher Kantonalbank, Mathias Imbach, CEO i Sygnum Bank, Andrea Rytz, CEO i Schulthess Klinik, Bettina Junker, drejtoreshë e Unicef Zvicër & Lihtenshtajn.
Në mesazhin e tij, Hasani thekson se pavarësia e vërtetë në këshillimin e pasurisë arrihet vetëm kur zgjidhjet janë po aq individuale sa vetë njerëzit që i kërkojnë ato.
Ky vlerësim e pozicionon Gzim Hasanin dhe smzh ag si shembull të lidershipit modern në sektorin e këshillimit financiar në Zvicër, duke i dhënë zë nevojës për vizion, përgjegjësi dhe guxim për të ndjekur rrugë të reja dhe sfiduese.
Linku: https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2025/07/20_ceos_20_opinions__1753386863.pdf
Albinfo.ch
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë