Habit prifti: Vdiqa dhe shkova në ferr, demonët po dëgjonin këngët e Rihannës
AA
Një prift pretendon se vdiq përkohësisht gjatë një ataku në zemër. Pastori nga Miçigani Gerald Johnson tha se nga ferri dëgjohej kënga e Rihanna-s ‘Umbrella’ teksa ndodhej në purgator.
Johnson tha: “Shpirti la trupin tim” kur pësova sulm në zemër shtatë vjet më parë. Pavarësisht se e jetova jetën si njeri i Perëndisë, mbeta i shtangur kur m’u mohua hyrja në parajsë.”
“Kishte një seksion në Ferr ku luhej muzikë. Ishte e njëjta muzikë që dëgjojmë në Tokë, por në ferr e këndonin demonët”,-shpjegoi ai.
Ai gjithashtu pohoi se kishte parë skenën e tmerrshme të një njeriu që digjej i gjallë. “Gjërat që pashë ishin të papërshkrueshme”, tha ai.
Pasi u ringjall dhe u kthye në jetë, pastori thotë se tani beson se përvoja e tij është provë se muzika më e pëlqyer është me të vërtetë përpjekja e botës diabolike për të kontrolluar njerëzit përpara se ata të vdesin.
Në Tokë shumë nga tekstet dhe muzika janë të frymëzuara nga demonët,”-pohoi ai.
“Njerëzit bien në kontakt me demonët që u japin tekste këngësh me qëllim që të kontrollojnë njerëzit në Tokë. Kjo është përvoja ime me Ferrin, është një vend i vërtetë. Zoti nuk i dërgon njerëzit në Ferr, njerëzit e dërgojnë veten në Ferr”,-përfundoi prifti.
QMK: Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të
Deri në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, në territorin e RMV-së janë regjistruar 11 zjarre në hapësirë të hapur,
Miratohet nevoja për sjelljen e Kodit Zgjedhor me
Kuvendi, me 59 vota “pro”, tre vota “kundër” dhe pa “të përmbajtur”, votoi për të miratuar në tërësi projektligjin për
Ndalohen gjashtë shoferë, vozitën pa patent shoferë
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i kanë privuar