Habit Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump
AA
Sharon Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktorja e njohur e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”.
“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.
Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.
“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.
Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.
Fjalët e fundit para verdiktit përfundimtar…
Katërshja e UÇK-së pati fjalën e fundit në Hagë, para një Specialeje e cila qartazi po luan politikisht me ta,
Eugen Cakolli: Ish-krerët e UÇK-së përfunduan procesin me
Eugen Cakolli ka komentuar për fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar se ata e përfunduan me dinjitet një
Tetovë: Kadir Ismaili pret Ambasadoren e Kinës, nis
Sipërmarrësi Kadir Ismaili ka bërë të ditur se sot në hapësirat e kompanisë së tij në Tetovë ka mirëpritur në