Habit Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump
AA
Sharon Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktorja e njohur e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”.
“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.
Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.
“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.
Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.
Takimi i parë pas betimit: Shiroka-Pula dhe Kurti
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin e parë me kryeministrin Albin Kurti pas marrjes së detyrës
Nga nesër përkeqësohet moti: Shi, stuhi dhe rënie
Maqedoninë e Veriut nga nesër e pret një ndryshim i ndjeshëm i motit. Sipas parashikimit të UHMR-së, ditët në vijim
Lidhjet e fuqishme profesionale dhe familjare të presidentes
Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës. Deri tash ajo ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të