AA
Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni.
“ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe.
Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian për ndikimet e “botës serbe” përputhet plotësisht me konstatimet e ish-kryeministrave dhe ish-presidentit të shtetit, duke theksuar se “në raport thuhet qartë se suksesi më i madh i këtyre strukturave është instalimi i tyre brenda VMRO-së”.
Sipas Snopçes, ndër shqiptarë dhe maqedonas nuk ka pasur konflikt mes dy luftërave botërore, por “konfliktin e kanë krijuar shërbimet serbe, të cilat edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim – një ndikim për të cilin nuk mund të amnestohet qeveria aktuale”.
Deputeti i kujtoi Mickoskit marrëveshjen e qeverisë me fondin pensional të Dodikut, si dhe provokimet e ministres së punës dhe politikës sociale të Serbisë. “Fatkeqësisht, edhe pas provokimeve të fundit në Manastir, qeveria vazhdon të heshtë”, tha Snopçe. Flaka
Studiuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kanë hulumtuar rreth 20 fshatra, duke dokumentuar gjuhën,
Sipërmarrësi Eglent Bici ka denoncuar atë që e quajti “shkatërrim dhe vjedhje” të biznesit të tij, gjatë protestave në Tiranë.
Komuna e Tetovës vazhdon mbështetjen për sektorin civil. Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka pritur sot në takim