Hamza: Është përmbysur rendi kushtetues, e votojmë nënkryetaren që është propozuar nga PDK
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është përmbysur rendi kushtetues në vend.
Hamza tha se PDK-ja do ta votojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa theksoi se data 16 shtator është jetike për Kosovën.
“Është përmbysur rendi kushtetues. E votojmë nënkryetaren që është propozuar, Vlorë Çitakun. Unë jam i bindur që data 16 është jetike për Kosovën. Çdo veprim e bëjmë në favor të asaj date”, ka thënë Hamza.