AA
Shkup, 9 korrik 2025 – Maqedonia e Veriut ka nisur zyrtarisht ndërtimin e interkonektorit me Greqinë, një projekt kyç që shënon një hap të rëndësishëm drejt garantimit të sigurisë energjetike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, ky projekt strategjik do ta lidhë vendin me rrjetin rajonal të gazit natyror, duke krijuar kushte për një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji.
“Ndërtimi i këtij interkonektori është një hap i madh përpara. Ai jo vetëm që forcon sigurinë energjetike, por ndihmon edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë. Përmes gazifikimit do të zëvendësojmë burimet më ndotëse si druri, mazuti dhe qymyri me gazin natyror – një alternativë më e pastër dhe më efikase,” deklaroi Mexhiti.
Projekti pritet të ketë ndikim të shumëfishtë: reduktim të ndotjes së ajrit, ulje të kostove për amvisëritë dhe bizneset, si dhe përmirësim të standardeve mjedisore në nivel komunal dhe kombëtar.
Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi gjithashtu se gazifikimi është një hap drejt modernizimit të vendit dhe përafrimit me standardet evropiane të energjisë dhe mjedisit.
“Po ndërtojmë të ardhmen me hapa konkretë. Një të ardhme që VLEN për të gjithë qytetarët”, përfundoi ai. (INA)
Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, nga foltorja e Kuvendit, ka pyetur ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, nëse
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend theksoi se për vetëm dy vjet
Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh theksoi se askush në vend nuk është kundër përdorimit të