Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Hasani dhe Shabani përplasen për bixhozin: Premtuat mbylljen e kazinove, jo rikthimin e ligjit të Grubit
Maqedoni

Hasani dhe Shabani përplasen për bixhozin: Premtuat mbylljen e kazinove, jo rikthimin e ligjit të Grubit

June 11, 2026

AA

Ligji për lojërat e fatit shkaktoi “përplasje” mes Ilir Hasani nga BDI dhe përfaqësuesit të VLEN-it, Admir Shabani, në emisionin “Debat” në TV Shenja.

I pyetur nga gazetari se si do ta ndalojnë bixhozin, duke pasur parasysh se premtimi fillestar ishte mbyllja e kazinove, ndërsa tash zgjidhja është largimi i tyre 500 metra nga shkollat dhe objektet e banimit, Shabani tha se procesi i kufizimit të industrisë së lojërave të fatit ka nisur me ardhjen e VLEN-it në pushtet.

“Me ardhjen e VLEN-it filloi etapa e mbylljes. Me këtë ligj detyrohen të jenë larg objekteve shkollore. Është një hap shumë i rëndësishëm drejt fazës finale. Është gjithashtu i ndaluar reklamimi. Sa i përket kazinove elektronike, janë mbyllur qindra faqe online”, deklaroi Shabani.

Hasani ndërhyri duke thënë se nga platformat online ka mbetur aktive vetëm një.

“Ka mbetur vetëm një”, tha ai, duke iu referuar platformës Megawin.

Shabani shtoi se institucionet kanë nisur kontrolle edhe ndaj kompanive të kredive të shpejta dhe kërkoi kohë për të parë efektet e ligjit.

Megjithatë, Hasani akuzoi VLEN-in për ndryshim të qëndrimeve dhe mosrealizim të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

“Ky është ligj i Artan Grubit dhe ju ishit kundër. Të ktheheni në të njëjtin ligj, mua nuk ma ka marrë mendja. Premtimi juaj ka qenë se do të mbyllen. U mbyllën të gjitha online gambling, mbeti vetëm një. Kjo do të thotë se është më lehtë të merresh vesh me një sesa me njëqind. Pse e latë atë, nuk e kuptoj”, deklaroi Hasani.

Ai kritikoi edhe përhapjen e pikave të lojërave të fatit në vend, duke thënë se një kompani e huaj operon me qindra pika në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vendin e saj amë ka shumë më pak.

“Keni bërë mashtrim klasik kur thoni se do t’i mbyllni. E vetmja kauzë që keni pasur kundër BDI-së, sot po e bëni vetë. Nëse keni premtuar se do t’i mbyllni të gjitha kazinotë, e di që nuk mundeni, por bëni kazino shtetërore që ato para të qytetarëve të mbeten në vend”, tha Hasani.

Në fund, Shabani iu përgjigj me ironi propozimit të Hasanit.

“Kemi propozime interesante. Ne tentojmë t’i rregullojmë problemet që i keni lënë ju”, u shpreh ai.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15478
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.