Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për sot, e diel, në orën 14:00.
Seanca është thirrur pak pasi Haxhiu caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në rend dite është vetëm një pikë: “Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.