Haziri godet qeverisjen e VV-së në Gjilan: Mandat i humbur, dënimi do të jetë kapital
Ish-Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me ardhjen e Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet në Gjilan “mandati është i humbur” dhe se në zgjedhjet e reja, kasta aktuale qeverisëse do “dënimin do ta ketë kapital”.
“Ekzekutivit të gjilanit do t’i dështojë në mënyrë frapante tendenca për ta dështuar Kuvendin Komunal, i cili në vazhdimësi është vlerësuar si më transparenti dhe më aktivi në Kosovë”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Postimi i plotë:
Ky mandat i humbur do të jetë shumë i shtrenjtë për gjilanasit, dënimi do të jetë kapital.
Ekzekutivit të gjilanit do t’i dështojë në mënyrë frapante tendenca për ta dështuar Kuvendin Komunal, i cili në vazhdimësi është vlerësuar si më transparenti dhe më aktivi në Kosovë.
Kjo po dëshmohet edhe në këtë mandat ku një organizatë kredibile asambleistët e LDK-së i ka vlerësuar si më aktivë e produktivë në nivel Republike. Kjo i pengon pushteti dhe po tenton të ‘shpëtojë’ duke ua pamundësuar qytetarëve transmetimin medial!